Edhe pse u përfol gjatë gjithë verës për një largim të mundshëm nga Real Madrid, Endrick vendosi të qëndrojë. Por braziliani nuk preferohet shumë nga Xabi Alonso, duke e lënë atë vazhdimisht në stol.
“Calciomercato.com” raporton se Carlo Ancelotti, tashmë trajner i Brazilit, ka këshilluar Endrick të largohet sa më shpejt nga Real Madrid, gjë që me siguri do të ndodhë në merkaton e janarit. Ancelotti është treguar i qartë me Endrick, në rast se ai nuk luan rregullisht, nuk do jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës në verën e ardhshme.
Sipas raportimit në fjalë, Ancelotti i ka sugjeruar 19-vjeçarit të transferohet në Serie A, ku më parë për të ka pasur interes konkret nga Napoli dhe Milan. Real Madrid pagoi 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, por deri tani braziliani nuk ka arritur dot të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij në fushë.
The post “Ik sa më shpejt nga Real Madrid”, zbulohet këshilla e Ancelotti-t për yllin brazilian appeared first on Telesport.