Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë sot edhe një reagim në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen në paraburgim në Hagë.
Duke ndarë një imazh me flamuj të UÇK-së ku mes tyre shihet i patundur i portretizuar dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, Rama thotë se sot pranë Gjykatës Speciale u kërkua asgjë tjetër përveç drejtësisë, transmeton klankosova.tv.
”Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”.