Liverpool fiton në frymën e fundit ndaj Burnley, falë një penalltie (video)

Në Premier League nuk ka rëndësi sa shpenzon, aty çdo ekip është i barabartë ndaj tjetrit dhe ndonjëherë shifrat e harxhuara në merkato, nuk të japin rendiment në fushë.

Sigurisht që është shumë herët për ta thënë këtë gjë për Liverpool, por ekipi i Arne Slot po vuan shumë në transfertat këtë sezon, pavarësisht përforcimeve të bujshme që bëri në verë.

Liverpool fitoi 0-1 në transfertë ndaj Burnley, falë një penalltie në minutat shtesë. Blerja rekord e Liverpool dhe gjithë historisë se Premier League, Alexander Isak, nuk ishte grumbulluar për këtë sfidë.

Burnley e drejtuar nga Scott Parker “parkoi autobuzin” sot dhe nuk ia la shumë hapësira Liverpool. Vendasit luajtën me 10 lojtarë në minutat e fundit, pasi Lesley Ugochukwu mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje jo të rregullt. Armando Broja u aktivizua në minutën e 88-të, duke debutuar zyrtarisht me Burnley në Premier League.

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të përfundonte në barazim pa gola, një top i Frimpong ndalet me bërryl nga Hannibal Mejbri brenda zonës dhe arbitri jep penallti. Mohamed Salah tregohet i saktë nga 11-metrat. Për Brojën me shokë nuk ka më kohë. Liverpool fiton 0-1 dhe kryeson i vetëm me 12 pikë pas 4 ndeshjeve.

SHIKOPENALLTINDHEGOLIN

The post Liverpool fiton në frymën e fundit ndaj Burnley, falë një penalltie (video) appeared first on Telesport.