Pas dy barazimeve në dy javët e para, Atalanta ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, pasi mundi në Bergamo 4-1 Lecce-n. Trajneri Ivan Juric e nisi këtë sfidë pa Berat Gjimshitin, i cili e pa takimin nga stoli. Nuk dihet ende nëse ishte një zgjedhje e Juric për ta lënë pushim Gjimshitin, pas angazhimit me Kombëtaren, apo një vendim taktik. Ademola Lookman vazhdon të mos jetë pjesë e ekipit, edhe pse nigeriani ishte pjesë e listës së lojtarëve të thirrur për Champions League.
Giorgio Scalvini zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga këndi nga Nicola Zalewski. Charles De Ketelaere dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, pas një aksioni të bukur dhe asistit të Nikola Krstovic.
Nicola Zalewski tregon gjithë vlerat e tij dhe shënon golin e parë me fanellën e Atalantës dhe të tretin për këtë takim. Polaku shënoi një gol fantastik, pas një goditjeje plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 74-të, Charles De Ketelaere shënoi golin e katërt për Atalantën dhe të dytin personal për këtë takim, pasi përfitoi nga një top i humbur nga mbrojtësi mik. Konan Ndri shënoi golin e vetëm për Lecce-n në minutën e 80-të. Te Lecce, Ylber Ramadani luajti si titullar, ndërsa Medon Berisha ishte në stol. Rezultati final 4-1 për Atalantën.
Pasi mundi Interin në “San Siro”, Udinese ka marrë një tjetër fitore në transfertë, këtë herë 0-1 ndaj Pisa. Vendimtar goli i Iker Bravo në minutën e 14-të.
The post Gjimshiti në stol, Lookman jashtë. Atalanta nuk e diskuton Lecce-n e Ramadanit dhe Berishës. Udinese fiton sërish në transfertë (video) appeared first on Telesport.