Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

Shqetësim për Kristjan Asllanin, i cili sot pësoi një dëmtim me skuadrën e tij, Torino, në transfertën e Romës.

Ndeshja, e vlefshme për javën e tretë të Seria A, u mbyll me fitoren 0-1 të Torinos.

Ismajli dhe Asllani e nisën si titullarë. Mbrojtësi ishte i pari që alarmoi stafin për një dëmtim pas një episodi në pjesën e parë, por nuk ishte gjë serioze.

Asllani pësoi një lëndim serioz, sepse u detyrua ta linte fushën e lojës në minutën e 80-të.

The post Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi appeared first on Telesport.