Fushata e “Srpska”-s me brohorima për Radojçiqin, Maliqi: ShBA ka vija të kuqe për ta që të distancohen nga Banjska

Lista Serbe e nisi fushatën zgjedhore me brohorima për kryetarin faktit të tyre, Millan Radojçiqin, për çka studiuesi Agon Maliqi, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me partnerë ndërkombëtar, kanë “vija të kuqe” ndaj tyre – dhe kjo, për t’u distancuar nga kryerësist e sulmit paraushtarak e terrorist në Bansjkë.

Maliqi tha se ky problem “le të mbetet i serbëve dhe Serbisë me ndëkrombëtarët” por se Kosova duhet të qëndrojë e paprovokuar nga këto brohorima dhe qëndrime të tyre.

“Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët “brat Milani” me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Lista Serbe e paska nisur fushatën me mesazhe mbështetëse për “Brat Milanin”. Ky “brat Milani” me bandën e tij përbën aq rrezik sa që u shpartallua brenda ditës nga policia e Kosovës dhe NATO. Ai nuk ka për të shkelur më në Kosovë sa të jetë gjallë, përveç nëse dëshiron me e kalu jetën në burg. Madje edhe në Serbi ku sot jeton si bandit i lirë, nuk e ka të ardhmen e sigurt.

Nga burime të sigurta e di se SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë përveç vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës kanë edhe vija të kuqe për Listën Serbe për distancim nga ata që kanë kryer agresion. Ky le të mbetet problem i serbëve dhe Serbisë me ndërkombëtarët, Kosova ndërkohë nuk duhet të bie pre e provokimeve por të rikthehet në kurs racional. Sa më shumë që mbrohen të drejtat kushtetuese të serbëve, aq më i dobët “brat Milani” me bandat e tij, dhe aq më e fortë shtetësia e Kosovës.