Allegri nuk pret! Rabiot e nis menjëherë titullar! Formacioni i mundshëm me Bologna

Allegri ka një lojtar të preferuar dhe nuk e fsheh kurrë. Ai është Rabiot.

Me t’u prezantuar në Milano, trajneri i “Djallit” ka vendosur që francezi ta nisë menjëherë si titullar. Bologna do të jetë ndeshja e tij e parë me fanellën kuqezi.

Mesfushori pritet të luajë me Fofana dhe Modric, kurse Loftus-Cheek do të spostohet përpara në rolin që zakonisht e luan Christian Pulisic, pas shpatullave të Santiago Gimenez.

Formacioni i mundshëm: Maignan – Tomori, Gabbia, Pavlovic – Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan – Loftus-Cheek – Gimenez

The post Allegri nuk pret! Rabiot e nis menjëherë titullar! Formacioni i mundshëm me Bologna appeared first on Telesport.