Marc Guéhi mund të jetë ylli i ardhshëm i Bayern. Sipas mediave angleze, klubi gjerman po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe pritet të bëjë lëvizje të forta në janar.
Ndryshe nga Liverpool apo klubet e tjera angleze, klubet e huaja si Bayern kanë mundësinë të firmosin parakontratë me mbrojtësin, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme. Pra, në janar lejohet ligjërisht firma paraprake.
Bayern do të përpiqet ta joshë me një bonus të fortë firme, rreth 20 mln euro, duke qenë se ai do të transferohej me parametra zero në Mynih.
Një arsye pse Bayern po nxitohet është se Upamecano ende nuk ka firmosur kontratë të re dhe po tërhiqet nga ideja për t’u transferuar te Real Madrid. Klubi madrilen e pëlqen shumë francezin.
The post Upamecano në Madrid, ylli i Premier League në Mynih? appeared first on Telesport.