Buzhala: Nesër do të jetë protesta më e madhe shqiptare e organizuar në Perëndim, Kosova ka nevojë për Thaçin më shumë se Thaçi për Kosovën

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se nesër në Hagë do të zhvillohet protesta më e madhe e shqiptarëve e organizuar ndonjëherë në Perëndim.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për Thaçin më shumë se Thaçi për Kosovën.
Postimi i plotë:
Neser ne Hage do te zhvillohet protesta me e madhe shqiptare e organizuar ndonjehere ne Perendim, ne mbeshtetje te krereve te UCK’se.

Kaluan si kaluan 5 vjet, tash kane ngelur edhe me pak se pese muaj deri ne fund te procesit krejtesisht banal, te paarsyeshem dhe paarsyetueshem.

Lirimi dhe kthimi i Thacit ne Kosove do te ishte njefar rivendosje e drejtesise per te, kurse per Kosoven do te ishte nje mundesi e re politike.

Me zemer te thyer dhe keqardhje te madhe me duhet ta them, opozita e sotshme nuk ka kaçik me u shty me rrenat dhe propaganden e Kurtit.

Kosova ka nevoje per Thacin, me shume se sa Thaci per Kosoven.