Mandati i mbushur me skandale: 10 rastet më të bujshme të Faton Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka qenë një nga figurat më të përfolura të kabinetit qeverisës, jo për reformat apo rezultatet konkrete, por për një varg skandalesh që kanë shoqëruar mandatin e tij.

Nga shpenzimet luksoze në dalje publike, te ndarja e granteve për persona të lidhur me pushtetin, përfshirja në hetime për korrupsion dhe deri te sulmet e drejtpërdrejta ndaj sistemit të drejtësisë, Peci është përballur vazhdimisht me akuza për mungesë transparence.

Disa prej rasteve që e kanë vendosur ministrin në detyrë në qendër të kritikave publike:

1. Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze luksoze.

Ministri në detyrë kishte veshur në këtë vizitë një maicë të markës së njohur franceze “Casablanca”, që në faqen zyrtare kushton 320 euro.

2. Faton Peci jep grant 100 mijë eurosh edhe këshilltarit të tij, Naim Huruglicës.

Kompania e Huruglicës “Iron Consulting”, më parë kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

3. Ministri Faton Peci merr veturë tjetër luksoze të Burdushit.

Një veturë luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi në Hysri Peqanit (Burdushit), i është dhënë për shfrytëzim ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

4. Ministria e Faton Pecit i jep kontratë për qira zyrtarit të Listës Guxo.

Anëtari i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë, Njazi Ajvazi, marrë një kontratë mbi 50 mijë euro nga ministria që udhëhiqet nga kryetari i degës së Listës Guxo në Mitrovicë, Faton Peci.

5. I arrestuar në aksionin anti-korrupsion, ish-këshilltari i Pecit emërohet në pozitë të lartë.

Qeveria në detyrë e ka emëruar drejtor të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Hysen Muzliukajn, ish-këshilltarin e Faton Pecit dhe ish-drejtorin komunal në Komunën e Mitrovicës, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

6. Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

7. Peci sulmon sistemin e drejtësisë: I kanë futur “veshët në lesh”.

Ai ka shkruar për një pronë të Ministrisë së Bujqësisë tek titullari në Ulpianë, që Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të saj.

8. Peci i jep anëtarit të LVV-së grant prej 100 mijë eurosh.

Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale, ka fituar një grant bujqësor në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

9. Peci e pranon disfatën, anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllain e Pacollit.

Faton Peci e ka pranuar skandalin e granteve në vlerë qindra mijëra euro për këshilltarin e tij dhe vëllain e deputetes Fitore Pacolli.

10.Pas vëllaut, Fatoni Peci i jep grant 100 mijë euro dajës së Fitore Pacollit.

Më vonë ky grant është pezulluar nga Ministria pasi është ngritur dyshimi për parregullsi.

Screenshot