Real Madrid fitoi në transfertë 1-2 ndaj Real Sociedad, në një sfidë shumë të vështirë. Raul Asencio luajti vetëm 20 minutat e fundit, ku zëvendësoi Dani Ceballos.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku Asencio u konsiderua si zbulimi i madh i Carlo Ancelotti-t dhe fitoi me meritë vendin e titullarit, me ardhjen e Xabi Alonso, situata për mbrojtësin ka ndryshuar.
Ai tashmë është një lojtar rezërvë dhe në plan të dytë për Alonso-n. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i “Los Blancos” iu ka treguar drejtuesve të klubit se Raul Asencio mund të largohet verën e ardhshme, pasi nuk është në planet e tij.
Për 22-vjeçarin pati interes edhe merkaton e fundit, por lojtari vendosi të qëndronte në Madrid. Duke parë, se ai është një lojtar rezervë në formacionin e Alonso-s, me siguri do të largohet në merkaton e janarit ose në verën e ardhshme.
The post I konsideruar si e ardhmja e ekipit, por tani nuk ka nevojë për të. Reali i tregon derën yllit të ri appeared first on Telesport.