Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, foli për sfidën e rëndësishme ndaj Bologna dhe gjendjen e skuadrës pas merkatos: “Jam i kënaqur me merkaton, por tani më interesojnë 3 pikët ndaj Bologna. Leao do të rikthehet ndaj Napolit”.
Leao nuk do të luajë për shkak të një problemi me muskujt, Rabiot është gati për të dhënë kontributin e tij. Allegri theksoi rëndësinë e fitoreve në shtëpi dhe vazhdimësinë: “Duhet të fitojmë në shtëpi, nuk do të jetë e lehtë. Duhet ekuilibër dhe qetësi në momentet e vështira”.
Ai vlerësoi të gjithë lojtarët, duke përfshirë Nkunku, Pulisic dhe De Winter. Për të, zëvendësimet janë vendimtare: “Lojtarët që luajnë më pak shpesh janë më të rëndësishëm, sepse sjellin pikë”.
Për mbrojtjen dhe identitetin e skuadrës: “Të gjithë duhet të japin më të mirën. Kur kemi topin, duhet të shënojmë; kur nuk e kemi, duhet të mbrojmë”. Prioritet mbetet përmirësimi gradual, bashkëpunimi dhe besimi: “Lojtarët janë autorët e fitoreve, unë i humbjeve”.
The post Allegri largon presionin para Bologna: Lojtarët janë autorët e fitoreve, unë i humbjeve appeared first on Telesport.