Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, ka thënë se kjo qeveri vetëm ka degraduar sa i përket zjarrfikësve, por ka përkujtuar gjithashtu se një marrëveshje e rëndësishme për rrezikshmërinë e zjarrfikësve ishte arritur me qeverinë Thaçi më 8 mars 2010 .
Sipas Bekës edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme ka rregulluar strukturën organizative të shërbimit të zjarrfikësve, kjo nuk është shoqëruar me përmirësime në paga, koeficient apo kushte pune.
‘’ Kjo qeveri thuajse s’ka bërë aspak vetëm ka degraduar, një gjë e mirë që e ka bërë është që Ministria e Punëve të Brendshme e ka rregulluar çështjen e strukturës organizative , deri vonë kemi pas vetëm zjarrfikës dhe komandantë, tash kemi struktura prej zjarrfikësit të thjeshtë deri të komandanti, mirëpo paga nuk ka ndryshuar, koeficienti jo rrezikshmërinë e ka hequr kështu që zjarrfikësit nuk janë të kënaqur me qeverinë. Në kohën e qeverisë Thaçi kemi arritur një marrëveshjeje me qeverinë Thaçi është arritur me 8 mars 2010, çështja e rrezikshmërisë’’, tha Beka për Front Online.