Materazzi për “Derby d’Italia”: Interi të mendojë renditjen; ​​humbja do ta dëmtonte besimin

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, ka folur për “Derby d’Italia” gjatë një eventi në Milano. Ai komentoi favoritin për titullin e Serie A: “Unë them Napoli. Kur fiton titullin je gjithmonë favorit në sezonin pasardhës, pastaj ata janë forcuar. Sidoqoftë, duhen parë në Champions, si do t’i menaxhojnë ndeshjet çdo tri ditë. Conte është fenomen në fitimin e titujve, por në Champions ka pasur vështirësi, prandaj do të jetë sprovë edhe për të”.

Për favoritët e Champions-it: “Unë them Liverpool. Fitoi Premier League, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua nga Champions-i sepse u përball me PSG, ku Donnarumma ishte fantastic. Përndryshe mund t’i kishte shkuar deri në fund”.

Për “Derby d’Italia”: “Do të jetë një ndeshje e ngushtë, ku Interi duhet të mendojë edhe për renditjen, sepse nëse nuk fiton mund të mbetet 4-5 pikë prapa kreut. Nuk janë shumë pikë tani, por kur kërkon siguri, kjo mund të ndikojë”.

The post Materazzi për “Derby d’Italia”: Interi të mendojë renditjen; ​​humbja do ta dëmtonte besimin appeared first on Telesport.