Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, nuk ka reaguar fare në lidhje me vendimin e ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik.
Ndonëse në 24 orët e fundit në lidhje me këtë vendim të SHBA-së kanë reaguar pjesa dërmuese e politikane, kryeparlamenatri Basha nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Heshtja e tij për këtë cështje duket e çuditshme, meqenëse kur ishte vetëm deputet Basha reagon për gjithçka. Madje, nuk hezitonte t`i kritikonte edhe ShBA-të.
Gjatë ditës se djeshme kur Kosova vlonte prej reagimeve në lidhje me këtë çështje, Basha kishte zgjedhur që ta uronte homologun e tij shqiptarë për zgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndryshe nga Basha, dje ndaj vendimin të ShBA-së ka reaguar Qeveria dhe Presidenca.