Çdo sezon sjell më shumë kompeticione dhe ndeshje, por gjithashtu edhe më pak pushim për lojtarët. Shembull janë futbollistët e PSG që, pas fitimit të Champions-it në Mynih, u detyruan të udhëtonin drejt SHBA-së për Botërorin e Klubeve, vetëm dy javë më vonë.
Për të adresuar kritikat që kanë ardhur vitet e fundit, FIFA ka vendosur të ndryshojë kalendarin për sezonin e ardhshëm. Dy pauzat për kombëtaret në shtator dhe tetor do të bashkohen në një të vetme, që do të zgjasë tri javë, nga 21 shtatori deri më 6 tetor.
Gjatë kësaj kohe, çdo kombëtare do të luajë vetëm 4 ndeshje. Pauza e nëntorit do të mbetet si më parë. Ky sistem do të zgjasë deri në vitin 2030, kur Spanja, së bashku me Marokun dhe Portugalinë, do të presë Botërorin e Futbollit.
The post FIFA njofton ndryshimin rrënjësor në kalendarin e sezonit të ardhshëm appeared first on Telesport.