Tërmeti i fuqishëm godet Rusinë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur këtë të shtunë, 13 shtator, pranë brigjeve lindore të rajonit Kamchatka në Rusi, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve përmes Qendrës së Paralajmërimit për Cunami në Paqësor, duke shtuar se nuk ka rrezik për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi se tërmeti kishte një thellësi prej 39.5 kilometrash. Ndërkohë, Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore e vlerësoi magnitudën në 7.1 ballë, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Fillimisht, Qendra e Paralajmërimit për Cunami kishte lëshuar një njoftim për rrezik të mundshëm.

Në Japoni, që ndodhet në jugperëndim të gadishullit Kamchatka, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, raportoi televizioni publik NHK, duke cituar Agjencinë Meteorologjike Japoneze.

Kujtojmë se rajoni i Kamchatka-s në Rusi u godit nga një tërmet edhe më i fuqishëm në korrik të këtij viti. Për pasojë  u krijua edhe një cunami që goditi të gjithë paqësorin duke shkuar deri në SHBA.