José Mourinho u shkarkua nga Fenerbahce pas vetëm një viti punë. Një rrugëtim që përfundoi me një tjetër largim të shtrenjtë në karrierën e tij. Vendimi erdhi jo vetëm pas humbjes në Champions League kundër Benfica, por kryesisht për shkak të stilit të tij të lojës, më shumë mbrojtës dhe kundërsulmues, që nuk përputhej me pritshmëritë e klubit turk për futboll sulmues.
Presidenti Koc zbuloi se marrëdhëniet ishin prishur që nga sezoni i kaluar, pasi kërkesa ishte që skuadra të luante futboll më ofensiv: “Sezonin e kaluar nuk luajtëm futboll sulmues. Diskutuam për këto gjëra dhe mendova se ishim dakord”.
Mourinho vazhdoi me filozofinë e tij, gjë që krijoi një diferencë ideologjike të thellë: “Më shqetësoi mënyra se si luajtëm, pavarësisht se humbja ndaj Benfica mund të ndodhte gjithsesi”. Presidenti theksoi se shkarkimi nuk lidhej me etikën e punës së Mourinhos: “Ishte një maniak i punës, nuk kam asnjë inat ndaj tij”.
The post Presidenti i Fenerbahçe: Luante vetëm në mbrojtje, ja pse e shkarkova Mourinhon appeared first on Telesport.