Federica Schievenin, bashkëshortja e Nicolò Barella, ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një lajmi të rremë që qarkulloi mbi një shtatzëni të saj të re. Në prag të supersfidës Juventus-Inter, ndërsa mesfushori është i përqendruar te fusha, familja e tij është përballur me një “fake news”, që u përhap me shpejtësi.
Në disa portale ishte publikuar postimi me foto të çiftit dhe një ekografi, duke aluduar për një “lajm të madh” që kishte emocionuar tifozët e Interit. Schievenin reagoi me tone të ashpra: “Një tjetër budallallëk mbi ne… Çdo ditë del një gjë e tillë. A nuk keni gjë tjetër për të bërë në jetë??? NUK JAM SHTATZËNË!!!”
Pra, asnjë shtatzëni e re për çiftin “Barella-Schievenin”, pavarësisht thashethemeve të fundit që morën vëmendje në rrjetet sociale. Mesfushori zikaltër duket “sy e veshë” nga derbi i Italisë, super ndeshja e sotme ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”.
The post Gruaja e Barellës shpë*then pas një tjetër lajmi të rremë: A nuk keni gjë tjetër për të bërë në jetë? appeared first on Telesport.