“Saliba dëshiron të qëndrojë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Negociatat e rinovimit, pozitive”

Arsenali synon të blindojë yjet e tij, ndaj ka nisur negociatat për rinovimin e William Saliba, mbrojtësit francez me kontratë deri më 2027. Klubi londinez i ka ofruar marrëveshje 5-vjeçare, që do ta mbante në “Emirates” deri më 2032. Ende nuk ka akord përfundimtar, por dialogu avancon me besim.

Mikel Arteta u shpreh i qetë: “Diskutimet janë shumë, shumë pozitive. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët duan të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e historisë së Arsenalit”. Trajneri foli edhe për Bukayo Saka, i cili ka edhe dy vite kontratë. Çështja e tij konsiderohet prioritet nga drejtuesit, me Andrea Berta në krye.

Lajm i mirë për repartin mbrojtës. Saliba, i rikuperuar nga një dëmtim, është rikthyer në stërvitje. “Të premten u stërvit, do të vlerësojmë nëse do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”, – tha Arteta. Një rikthim i parakohshëm, që do të ishte përforcim kyç në Premier League dhe Champions League.

The post “Saliba dëshiron të qëndrojë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Negociatat e rinovimit, pozitive” appeared first on Telesport.