Elmi Berisha, kryetar i shoqatës VATRA në ShBA, në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij mund të bëhet një kompromis që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, derisa shton se sipas tij është mirë që çdo gjë që bëhet të ketë konsultim me Ambasadën Amerikane.
“Sigurisht që nuk është një lajm i mirë dhe ne nuk jemi të lumtur si shqiptar amerikan dhe si vatër, por që mund të iu garantoj që partneriteti ShBA – Kosovë nuk po reflektohet, duhet të ketë reflektim të gjithanshëm, edhe nga qeveria në detyrë dhe institucionet tjera, parlamenti dhe partitë e tjera politike”, tha Berisha.
“Amerika është hisedar i Kosovës, dhe një ndër shtetet më të dashura për Kosovën, marrëdhëniet mund të rregullohen shumë shpejt”, vijoi ai.