Pezullimi i Dialogut Strategjik, Tahiri: Është dështim historik për shtetin tonë, fajtor Kurti dhe Osmani

 

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga ShBA-të është lajm tronditës për Kosovën.

Ajo ka bërë me dije se ky është një dështim historik për Kosovën.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo ka ndodhur për fajin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Lajm trondites per Kosoven – pezullimi i aleances strategjike me Kosoven nga ana e Amerikes eshte nje deshtim historik per shtetin tone, i shkaktuar nga Kurti dhe Osmani!”, ka shkruar Osmani.