Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.
E përderisa Kosova bën hap prapa, Serbia po avancon raportet me Amerikën.
Hiç më larg se para një muaji, dialogun të cilin Amerika e pezulloi me Kosovën, i ishte zotuar Serbisë.
Kjo gjatë një takimit të sekretarit Marco Rubio me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë”, thuhej në njoftimin e Amerikës.