Ilir Deda: Suspendimi i dialogut strategjik, veç masa e parë ndëshkuese

Njohësi i ç ështjeve politike, Ilir Deda, ka deklaruar ndër tjerash se suspendimi i dialogut strategjik është veç masa e parë ndëshkuese, dhe po ashtu se, tjerat janë të përgatitura dhe vendosen nëse Kosova vazhdon me e dëmtu veten.

Postimi:

Kosova e dalë jashtë binarëve e gjen veten në klub me vendet jashtë orbitës së Perëndimit. “Bar do hamë …” e dini vazhdimin.

Po më duket që suspendimi i dialogut strategjik është veç masa e parë ndëshkuese, tjerat janë të pregaditura dhe vendosen nëse Kosova vazhdon me e dëmtu veten.

Prita që Presidentja e vendit i thërret partitë politike për diskutime serioze për dalje nga kjo gjendje – është më së paku që mund të bëjë për ruajtjen e siç thotë ajo “aleancën e shenjtë”.

Por jo, natyrisht që nuk e bën sepse mandej duhet të pozicionohet qartë politikisht- kësaj radhe gjithsesi jo kundër gazetarëve.

Politikës së Kosovës i duhet një prerje sa më e qartë. E nëse populli do izolim, varfëri, urrejtje e pjesëmarrje në klub me Gjeorgjinë, Rusinë, Bjellorusinë e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës – urdhëroni e dërgonani në humnerë.