LAJMI I FUNDIT: “Tronditet” Real Madrid, lojtari titullar do të mungojë për 3 muaj

Lajme aspak të mira për Real Madrid. Shqetësimi që Antonio Rudiger ka shfaqur në stërvitjen e fundit me Real Madrid, gjatë paradites së sotme, ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa u mendua fillimisht.

Qendërmbrojtësi gjerman, i cili e filloi seancën stërvitore të sotme normalisht, ndjeu shqetësim në pjesën e fundit të kofshës së majtë. Më pas ai nuk u paraqit në listën e skuadrës për sfidën e fundjavës ndaj Real Sociedad.

Vetëm pak më parë, është konfirmuar se Rudiger është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin rectus anterior të këmbës së majtë. Një dëmtim i tillë kërkon të paktën 10-12 javë kohë për t’u rikuperuar.

Mungesa e Rudiger është një problem madhor për Xabi Alonso-n, pasi gjermani është një lojtar kyç te Real Madrid. Makthi i sezonit të kaluar për madrilenët, që ishin dëmtimet e shumta dhe të rënda, duket se po përjetohet edhe këtë sezon.

The post LAJMI I FUNDIT: “Tronditet” Real Madrid, lojtari titullar do të mungojë për 3 muaj appeared first on Telesport.