Pas transferimit të Ingo Martinez, Al-Nassr po planifikon të bëjë një goditje tjetër surprizë te Barcelona. Duke qenë se merkato në Arabinë Saudie mbyllet më 23 shtator, Al-Nassr ka piketuar Marc Bernal, mesfushorin difensiv të Barcelonës, si një objektiv të madh për këto ditë të mbetura të merkatos.
18-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe duket e vështirë që Barcelona të heq dorë prej tij. Mesa duket Bernal është një zgjedhje tjetër e Cristiano Ronaldo-s, pasi me kontratën e re ylli portugez jo vetëm që është lojtari më i paguar në botë, por ka dhe të drejtën e vendimarrjes në klub, sidomos lëvizjeve në merkato.
Ende nuk dihet shifra që Al-Nassr ofron për talentin e Barcelonës, por dihet që klubet arabe nuk kursehen aspak kur vjen puna te merkato.
The post Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur appeared first on Telesport.