Në fund të këtij sezoni, që do të jetë i nënti për të me fanellën e Manchester City, Bernardo Silva do të largohet. Kontrata e mesfushorit portugez, skadon në qershor të këtij viti dhe pritet që ai të rikthehet si lojtar i lirë te Benfica.
“TEAMtalk” raporton se Pep Guardiola ka piketuar që tani lojtarin që do të zëvendësojë Bernardo Silvën dhe ai është Fermin Lopez. 21-vjeçari u përfol shumë për një largim të mundshëm këtë verë nga Barcelona, por oferta e vetme zyrtare ishte ajo e Chelsea-s, rreth 40 milionë euro, e cila nuk u pranua nga katalanasit.
Energjia në fushë, aftësia për të shënuar gola dhe shkathësia ofensive janë cilësi të lojtarit që Guardiola i admiron shumë. Megjithatë, largimi nga Barcelona s’do jetë aspak i lehtë. Duke parë interesin e shumë klubeve të njohura për lojtarin, Barcelona do të kërkojë të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë.
The post Bernardo Silva do largohet në fund të sezonit, Guardiola e gjen zëvendësuesin e portugezit te Barcelona appeared first on Telesport.