Pavarësisht se nuk është një titullar fiks në formacionin e Luis Enrique, Bradley Barcola ka ngjallur interesin e shumë klubeve të tjera të mëdha si Barcelona, Bayern, Real Madrid, Liverpool etj.
Megjithatë, e ardhmja e yllit francez në rast se vendosë të largohet nga PSG, do të jetë Man. City. “Qytetarët” duan të transferojnë francezin që në merkaton e janarit. Pep Guardiola beson se Barcola mund të jetë një lojtar kyç në forcimin e sulmit për gjysmën e dytë të sezonit dhe në formimin e një sulmi të nivelit të lartë së bashku me emra si Erling Haaland, Phil Foden dhe Jeremy Doku.
Drejtuesit e City-t janë të vetëdijshëm se nuk do jetë aspak i lehtë transferimi i mundshëm i Barcola, pasi PSG e verëson shumë dhe mund të hiqte dorë prej tij vetëm për një shifër 100 milionë euro. Vetë lojtari nga ana e tij sipas mediave franceze, është i vendosur të vazhdojë te PSG, por nëse do kishte një klub për të cilin do të largohej nga parizienët është pikërisht Man. City dhe pikërisht për shkak të Guardiolës.
The post Ky është klubi i vetëm për të cilin Barcola mund të largohet nga PSG dhe mund të ndodhë merkaton e janarit appeared first on Telesport.