Bajrami: Kurti po zbaton në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se dëmin që Albin Kurti po ia shkakton Kosovës, është i pariparueshëm.

Ajo shkruan:

Dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm.

Ndërprerja e dialogut strategjik të Kosovës me SHBA është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashëkpunimit strategjik me SHBA-në.

Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë.

Rrugë të mesme nuk ka!