Damien Comolli, në konferencë për shtyp, foli për ngjarjet e fundit të merkatos, lidhur me mos-transferimin e Kolo Muani te Juventusi, që do të ishte një rikthim për sulmuesin. Juventusi zgjodhi të nënshkruante me Openda dhe i braktisi negociatat me PSG-në. Pyetja mbi telefonatën e pretenduar të zjarrtë të presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, drejtori Comolli e mohoi prerë: “Është gjithçka e rreme, dikush tentoi të manipulonte të vërtetën. I lexova artikujt, janë të gjitha gënjeshtra”.
Ai i përshkroi raportet me PSG-në si të shkëlqyera dhe theksoi diplomacinë pozitive që e karakterizon ndaj klubeve të mëdha. Problemi ka qenë vetëm diskutimi mbi formën dhe shifrat e transferimit të Muani, i cili përfundoi te Tottenham, ndërsa Openda erdhi me huazim me të drejtë blerjeje.
Comolli mbrojti merkaton e Juventusit: “Ndjehemi më të fortë…, kemi një nga skuadrat më të reja në Serie A. Jemi konkurrues në të gjitha kompeticionet”. Në këtë sesion merkatoje erdhën Zhegrova, Openda, David dhe Joao Mario, duke e forcuar grupin në dispozicion të trajnerit Tudor.
The post Comolli mohon sherrin me Al-Khelaifi për Kolo Muani: Është gjithçka e rreme, u thanë gënjeshtra appeared first on Telesport.