Isak nis stërvitjen me Liverpool, mund të debutojë të dielën: Gati kurdo që vendos trajneri

Sulmuesi suedez Alexandre Isak, pas përfundimit të ndeshjeve kombëtare, ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re me Liverpool. Ai është paraqitur në kampin stërvitur, ku dhe është stërvitur me shokët e rinj të skuadrës.

Ai mbërriti te Liverpool momentet e fundit të merkatos për 150 milionë euro, një record për Premierr League. Isak luajti vetëm 18 minuta në dy ndeshjet pa fitore të Suedisë kundër Sllovenisë dhe Kosovës

Gjithsesi, tani ai është gati të tregojë edhe një herë se sa vlen, duke u bashkuar me shokët e tij të rinj të ekipit. Isak mund të debutojë me Liverpool kundër Burnley të dielën (ora 15:00).

Atë gjë e di trajneri, unë do të jem gati të jap ndihmesën time kurdo që ai ta shohë të arsyeshme. Kam luajtur pak këto kohë dhe ndoshta do të duhet pak kohë të ambientohem, por s’kam frikë”, tha Isak.

Jam gati për këtë aventurë të re. Po njoh skuadrën, trajnerin dhe ambientet, por dëshira për të shënuar është e njëjta. Jam në një klub të madh dhe dua të jap ndihmën time aty”, deklaroi Isak.

The post Isak nis stërvitjen me Liverpool, mund të debutojë të dielën: Gati kurdo që vendos trajneri appeared first on Telesport.