Georgina Rodriguez shfaq me krenari unazën e fejesës prej tre milionë dollarësh nga Ronaldo

E fejuara e një prej sportistëve më të pasur në botë, Georgina Rodríguez, ka tërhequr sërish vëmendjen këtë javë.

Në mbrëmjen bamirëse ‘Kering Caring for Women Dinner’ në Neë York, modelja 31-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant, por ajo që bëri më shumë bujë ishte diamanti gjigant prej 3 milionë dollarësh në gishtin e saj, dhurata e fejesës nga Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez i propozoi Georginas muajin e kaluar, pas gati një dekade lidhjeje, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta për martesën e tyre.

 Foto: Shutterstock

Georgina e konfirmoi me fjalët: “Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Unaza që ajo mbante nuk është një diamant i zakonshëm.

Foto: Shutterstock

Ekspertja e bizhuterive, Laura Taylor nga Lorel Diamonds, shpjegoi se ajo duket të jetë një diamant oval i prerë me madhësi mes 15 dhe 20 karatësh, vlerësuar mbi 3 milionë dollarë (2.2 milionë funte).

Georgina dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2016. Ata kanë dy vajza, Alana (7 vjeçe) dhe Bella (2 vjeçe), ndërsa Georgina kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos.

 Foto: Shutterstock

Edhe pse dasma ende nuk është zhvilluar, Ronaldo prej kohësh e quan Georginan “gruaja ime”.

Në dhjetor 2024, gjatë ‘Globe Soccer Awards’ në Dubai, ai tha: “Është një kënaqësi e madhe të fitoj këtë trofe. Djali im i madh është këtu dhe gruaja ime”.

 Foto: Shutterstock

Tani, me unazën gjigante në gisht dhe fejesën e konfirmuar, duket se momenti i madh është më pranë se kurrë.