Polica e Kosovës ka njoftuar se të enjten është ekstraduar në Kosovë një shtetas shqiptar.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje në vitin 2022.
Policia ka dhënë edhe detaje tjera.
“Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.