Ja 10 lojtarët më të kushtueshëm në klubet e Serie A, kryeson me distancë Vlahovic

Sa na kushtojnë? Çdo klub e bën këtë pyetje kur analizon lojtarët kryesorë për buxhetin. Sipas “Calcio e Finanza”, më i shtrenjti në Serie A këtë sezon është Dusan Vlahovic. Juventusi bëri gjithçka për t’u ndarë prej tij, shifrat e tregojnë shkakun: 41.750.500 euro, përfshirë 12 milionë pagë neto.

Vetëm DV9 zë 17.7% të kostos totale të skuadrës bardhezi. Serbi kushton dy herë më shumë se i dyti, Lorenzo Lucca (Napoli, 17.700.000 euro, 2 milionë pagë), ndërsa Lautaro Martinez është pas tyre në këtë listë.

Në “top 10” janë gjithashtu: Beukema, Lukaku, Nkunku, Koopmeiners, De Bruyne, Bremer dhe Hojlund. Napoli ka pesë lojtarë, Juventus tre, ndërsa Interi dhe Milani nga një. Në total, ndikimi në buxhet është më i larti për Napolin (83 milionë), pasuar nga Juventusi (73 milionë), me milanezët më pas.

The post Ja 10 lojtarët më të kushtueshëm në klubet e Serie A, kryeson me distancë Vlahovic appeared first on Telesport.