Edhe te skuadra e Manchester United gjërat nuk janë duke shkuar mirë për sa i përket lëndimeve. Në prag të derbi ndaj Manchester City, të dyja skuadrat kanë probleme të shumta.
Lëndimet e fundit te “djajtë e kuq” janë ato të Cunha, Mount e Dalot, që janë ende në infermieri dhe mund të mungojnë në sfidën e radhës. Gjendja e tyre monitorohet orë pas ore.
Cunha dhe Mount u detyruan të largoheshin që në fillim të fitores së United ndaj Burnley përpara pushimit ndërkombëtar. Trajneri Ruben Amorim tha se ishte i shqetësuar nga lëndimet, por i pasigurt se sa kohë do të mungonin lojtarët.
Dalot, më pas, u tërhoq nga skuadra kombëtare e Portugalisë për shkak të një problemi muskulor. Nuk dihet ende shkalla e këtij dëmtimi, por lojtari ka ditë që po stërvitet vecmas me shpresën që të jetë gati.
The post Tri titullarë në infermieri te “djajtë e kuq”, trajneri Amorim pret në ankth lajme pozitive appeared first on Telesport.










