Kush ka më shumë për të humbur në Juventus-Inter? Di Livio “skanon” supersfidën e fundjavës

Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, ka analizuar supersfidën e së shtunës mes Juventusit dhe Interit, duke u ndalur te Vlahovic e Yildiz.

Kush ka më shumë për të humbur në Juventus-Inter?
Interi. E ka humbur tashmë një ndeshje dhe, nëse humb sërish, do të hapen polemika. Më shumë se kaq, do të largohej nga kreu i renditjes. Është ende herët, por një tjetër humbje do t’i sillte probleme.

Vlahovic, i pazëvendësueshëm?
Duhet të vazhdojë kështu; me dëshirë, zemërim, përqendrim dhe pozitivitet. Tudor po punon mirë me të, ndaj duhet të vazhdojë pa asnjë mëdyshje.

Cili duhet të jetë objektivi i Juventusit këtë sezon?
Pse jo, të synojë titullin. Për mua është një skuadër konkurruese.

Yildiz, trashëgimtar i Del Pieros?
Mund ta themi lirisht se është në gjurmët e tij. Ndoshta nuk do të bëhet kurrë Del Piero, por është një xhevahir, talent që po rritet shumë. Ka përulësi dhe klas.

 

The post Kush ka më shumë për të humbur në Juventus-Inter? Di Livio “skanon” supersfidën e fundjavës appeared first on Telesport.