Analisti Agon Maliqi shkruan se partia e Kurtit po kthehet në origjinë dhe po tregon hapur agjendën e saj politike, një demaskim i synimit të tyre politik.
“VV me gjasë po rikthehet në origjinë dhe ky kushtimisht nuk është edhe zhvillim aq i keq, sepse është demaskim. Tash po tregojnë hapur se në fakt po punojnë për Republikën e Tretë, se janë kundër modelit të sotshëm kushtetues dhe se po mundohen ta shembin këtë model të shtetit nga brenda”, ka shkruar Maliqi të enjten.
“Me fjalë të tjera Kurti po thotë: ‘tash që s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë’”, tha Maliqi.
Sipas tij, kjo agjendë politike për Kosovën sjell dilema të njëjta si në vitin 2008, duke mos ofruar rrugëdalje konkrete, ndërsa alternativa e vetme e modelit të Ahtisaarit – shteti etnik përmes korrigjimit të kufijve – tashmë është hedhur poshtë.