FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion që çon në arrestimin e vrasësit të Charlie Kirk

FBI po ofron shpërblim deri në 100 mijë dollarë për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e individit/ëve përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk, njeriut të presidentit Donald Trump.

Përmes një postimi në X, FBI ka treguar edhe linkun se ku mund të dërgohen informacionet e të dyshuarve.

“FBI-ja po ofron një shpërblim deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e individit/ëve përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk më 10 shtator 2025, në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah. Kontaktoni 1-800-CALL-FBI dhe dërgoni foto dhe video te fbi.gov/utahvalleyshoo”, thuhet në njoftim.