Gazetari Berat Buzhala, deklaroi se kur presidentja Vjosa Osmani shkon për SPA në një hotel luksoz në lagjen Marigona, nga aty i largojnë personat e tjerë qëndodhen në SPA.
Buzhala tha se presidentja veshet tek Valdrin Sahiti si dhe grimohet te Sellma, për çka thatë se gratë i dinë çmimet e këtyre shërbimeve.
“Nese s’je presidente, Valdrini nuk t’i jep teshat e Cardi B…Kjo veshet te Valdrin Sahiti, ai e vesh Cardi B, Beyoncen. Pra teshat Valdrini t’i jep nëse je presidente ose ki pozitë të lartë. Luksi i parë. Grimin e bën te Sellma, te Kaci frizurën…Gratë e dinë sa kushton aty me bo grimin e frizurën. Fitness dhe SPA bën në ‘four points by sheraton’, shkon me Prindonin i qet krejt prej atyhit. Kushdo që është në SPA i kanë hjek kushedi sa herë edhe vijnë rojet derisa e bën SPA-në kjo me familjen e gjanë”, tha Buzhala.
“Krejt këto janë privilegje, shtëpinë në lagjen Marigona…”, shtoi Buzhala në Pressing.