Egzon Osmanaj: Arianin e konsideroj ndër më të ndershmit në politikë

Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), ka shprehur haptas mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të ndershme dhe me dinjitet në politikë.

“Në Arianin ndaj një shoqëri të kahmotshme. Politikisht shpesh nuk jemi pajtuar dhe kemi pasur bindje e ide të ndryshme. Megjithatë, Arianin e konsideroj si një prej personave më të ndershëm e me më shumë dinjitet në politikë. Përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq, ndërsa angazhimin politik e ka me plot pasion e pa asnjë interes,” ka shkruar Osmanaj në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se gëzohet që Mitrovica ka një kandidat si Ariani, duke e uruar për suksese në garë.

“Te priftë e mbara shoku! E mos harro, përtej shoqërisë, kemi me të mbajt përgjegjës për punën e mos-punën gjatë mandatit të ardhshëm,” ka përfunduar Osmanaj.