Hamiti: Dëgjojeni diskursin e ‘krerëve’ të shtetit për ta parë se çfarë njerëzish janë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar diskursin publik të presidentes Vjosa Osmnai, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Dimal Basha.

Ai ka bërë me dije se diskursi i tyre tregon se kush janë ata.

“Krerët e institucioneve shtetërore’ është shprehja klishe te ne për udhëheqësit e institucioneve kryesore të vendit: Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Dëgjojeni gjuhën që e përdorin në diskursin publik ‘krerët’ për ta parë se çfarë njerëzish janë zgjedhur në postet më të larta në shtetin tonë”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.