Mediat gjermane: Therja e mësueses nga 17 vjeçari kosovar dyshohet se kishte motive islamiste

Hetimet rreth sulmit me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin zhvillime dramatike.

Protagonist në këtë ngjarje të rëndë është një 17 vjeçar nga Kosova, i cili e theri me thikë në bark mësuesen e tij.

Ky sulm mund të ketë edhe prapavijë islamiste.

Kështu të paktën po thotë ministri i Brendshëm i krahinës Nordrhein Westfallen, Herbert Reul.

Politikani i CDU-së deklaroi se lidhur me rastin e 17 vjeçarit provat po shtohen.

Derisa mediat gjermane, raportojnë se Erjon S, e kishte sulmuar edhe një burrë të pastrehë.

Po ashtu, ai kishte bërë edhe një video ku edhe kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.