PSG është rikthyer në stërvitje, pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve), por pa trajnerin Luis Enrique. Spanjolli, që javën e kaluar pësoi një frakturë në klavikul, pas rrëzimit teksa pedalonte me biçikletë, iu nënshtrua një operacioni në Spanjë.
Për pasojë, me shumë gjasë nuk do të jetë në pankinë të dielën kundër Lens, në javën e katërt të kampionatit francez. Klubi parizien nuk ka dhënë shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Për momentin, seancat stërvitore po i drejton zëvendësi i trajnerit spanjoll të parizienëve, Rafel Pol.
The post U operua pas rrëzimit me biçikletë, PSG rinis stërvitjet pa trajnerin Luis Enrique appeared first on Telesport.