Pasi është aktivizuar si titullar me fanellën e Milan në ndeshjet e para të këtij sezonit në Serie A, belgu Alexis Saelemekers mund të ketë një të ardhme të gjatë me kuqezinjtë.
Sipas mediave italiane, përfaqësuesit e mesfushorit belg do të ulen në bisedime me drejtuesit e Milan javët e ardhshme, për të diskutuar një zgjatje të kontratës, e cila skadon në vitin 2027.
Duket se trajneri Allegri i beson lojtarit, që pasi luajti në huazim vitet e fundit është rikthyer në bazë. Trajneri e ka aktivizuar titullar, cka tregon se Saelemekers është pjesë e planeve të klubit kuqezi.
The post Allegris’ka dyshim, Milan ka gati ofertën e re për yllin 26-vjeçar appeared first on Telesport.