Nkunku: Nuk jam në formën time më të mirë, por do të kthehem së shpejti

Christopher Nkunku ishte një nga nënshkrimet e minutës së fundit të Milan, një lojtar i cili do të ndihmojë kryesisht që manovrat sulmuese të Allegrit të jenë të shpejta dhe të paparashikueshme.

Lojtari, i cili mbërriti nga Chelsea për afërsisht 37 milionë euro plus bonuse, foli për përvojën e tij të re me kuqezinjtë. “Ajo që pres nga kjo skuadër dhe shokët e ekipit dua ta zbuloj hap pas hapi”, tha Nkunku.

Shumica e shokëve të mi të ekipit ishin me ekipet kombëtar. Unë jam stërvitur vetëm, do të filloj t’i njoh dhe të stërvitem me ta gradualisht. Tani, gjëja më e rëndësishme është të jesh gati, në formë dhe gati“, shtoi sulmuesi.

Nkunku pranon se për të është herët të luajë si titullar dhe sqaron: “Nuk jam në formën time më të mirë tani, por po punoj që të shkoj drejt kësaj dhe do të jem gati të luaj së shpejti”.

The post Nkunku: Nuk jam në formën time më të mirë, por do të kthehem së shpejti appeared first on Telesport.