Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, shoqërohen në polici pesë persona

Pesë persona (katër meshkuj dhe një femër) janë ndaluar në Ranilluk nga autoritetet kosovare, pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me veturë.

Ata janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

”Janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.