Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për spiunazh: Dyshohet për bashkëpunim me BIA-n dhe ISIS-in

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Spiunazh”, ndaj të pandehurit H.S.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media ka treguar se i pandehuri  H.S., akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

 

 

Sipas aktakuzës, H.S., më  22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell nformata tjera të rëndësishme” thuhet në njoftim.

 

 

Në njoftim thuhet se “Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”.

Kurse, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi./Periskopi

Njoftimi i plotë: