Sipas “La Repubblica”, kontrata e nënshkruar nga Gianluigi Donnarumma me Manchester City përfshin disa bonuse të veçanta. Mes tyre spikasin: bonusi në varësi të numrit të “portave të pastra” në sezon, si dhe shpërblimet e lidhura me fitimin e Premier League dhe Champions League.
Portieri italian do të përfitojë rreth 80 milionë euro deri në vitin 2030, me pagë mes 15 dhe 18 milionë eurove në vit. Nëse kontrata zgjatet deri më 2031, paga e tij do të rritet automatikisht me 1 milion euro shtesë.
The post Donnarumma “mbush xhepat”, ja detajet e kontratës me Manchester City appeared first on Telesport.










