Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka folur për situatën politike në Kosovë.

Ndër të tjera, ai në emsionin DPT te Fidani ka folur edhe rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-nënkryetarit të Mitrovicës Faruk Mujka dhe ish-drejtorit të Kadastrit Hysen Muzliukaj, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Zemaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat.

“Është i vetmi subjekt politik që sa herë policia, prokuroria, gjykata, kanë marrë ndonjë veprim ndaj njerëzve që e kanë vjedhë buxhetin e Kosovës këta janë dal në mbrojtje të tyre, që është skandaloze”, deklaroi Zemaj në Klan Kosova.

“Këta kanë shkuar bile edhe pak më larg, duke i mbrojtur edhe eksponentë që janë marrë me trafik të drogës”, theksoi ai.