Real Madrid “harron” Vitinha-n dhe hedh sytë nga ylli tjetër i PSG-së

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid ka shprehur interes konkret për yllin e PSG-së, Bradley Barcola, si një zëvendësues ideal i Rodrygo-s, pasi braziliani sipas të gjitha gjasave do të largohet verën e ardhshme.

Në fakt, Barcola nuk është ylli i vetëm i PSG-së për të cilin interesohet Real Madrid. Klubi madrilen është interesuar më parë për Vitinha-n, por portugezi është një lojtar kyç dhe largimi i tij nga Parisi duket i pamundur.

Në rastin e Barcola, Real Madrid do që të përfitojë nga fakti që ylli i ri francez nuk është titullar absolut në formacionin e Luis Enrique. Megjithatë, PSG vështirë se mund të heq dorë prej tij, por situata mund të ndryshojë nëse në lojë futet një ofertë 100 milionë euro.

The post Real Madrid “harron” Vitinha-n dhe hedh sytë nga ylli tjetër i PSG-së appeared first on Telesport.